Boksierja kosovare Donjeta Sadiku ka siguruar medalje në Kampionatin Evropian të boksit “Sofia 2026”.
Sadiku ka triumfuar të mërkurën në çerekfinale ndaj holandezes Maud van der Toorn, të cilën e mposhti bindshëm me rezultatin 5:0.
Me këtë fitore, Sadiku ka siguruar medalje evropiane, ndërsa tani e pret dueli i gjysmëfinales në kategorinë deri në 60 kilogramë.
Në gjysmëfinale, boksierja kosovare do të përballet me përfaqësuesen e Serbisë, rusen Kristina Kuluhova.
Sadiku dhe Kuluhova janë përballur edhe në finalen e Lojërave Mesdhetare “Taranto 2026”, ku triumf kishte regjistruar boksierja kosovare

