Foda para sfidës me Irlandën: Kosova synon fitore, Muriqi kapiten

by Nexhat

Përzgjedhësi Franco Foda e konfirmoi vendimin në konferencën për media para ndeshjes me Irlandën, duke bërë të ditur se Mërgim Vojvoda do të jetë zëvendëskapiten.

“Kapiteni i Kombëtares do të jetë Vedat Muriqi. E kemi diskutuar këtë edhe me lojtarët. I dyti do të jetë Mërgim Vojvoda”, deklaroi Foda.

banner

Muriqi e ka mbajtur shiritin edhe në të kaluarën, në ndeshjet kur Amir Rrahmani ka munguar. Tash, pas largimit të mbrojtësit nga përfaqësuesja, sulmuesi do ta udhëheqë Kosovën si kapiten i parë.

Foda foli edhe për objektivat në Ligën B të Kombeve, ku Kosova është në grup me Austrinë, Irlandën dhe Izraelin.

“Na presin lojëra të vështira dhe Austria është favorite. Ne kemi qëllime të larta. Në radhë të parë dëshirojmë të mbesim në Ligën B, pastaj, nëse paraqitemi mirë, të vazhdojmë dhe të ngrihemi”, u shpreh ai.

Kosova e nis fushatën të enjten ndaj Irlandës në stadiumin “Fadil Vokrri”, nga ora 20:45

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy