Në moshën 27-vjeçare, Kylian Mbappé po mendon tashmë për të ardhmen, por nuk e imagjinon veten duke i ndjekur gjurmët e idhullit të tij, Cristiano Ronaldo.
Në një intervistë për gazetën gjermane “BILD”, kapiteni i Francës ka folur për mundësinë që të vazhdojë të luajë me kombëtaren deri në moshën 41-vjeçare, ashtu si sulmuesi portugez,
Mbappé e ka vlerësuar jetëgjatësinë e jashtëzakonshme të Ronaldos, duke theksuar se ajo e përbën një rast të veçantë në futbollin modern.
“Le të jemi të sinqertë, duke e pasur parasysh vendin për të cilin luaj, Franca nuk do të më lejonte kurrë të arrija deri në moshën 41-vjeçare me kombëtaren”, deklaroi Mbappé me shaka.
Sulmuesi i Real Madridit më pas foli me admirim për Ronaldon dhe aftësinë e tij për të qëndruar në nivelet më të larta për kaq shumë vite.
“Cristiano tregon se, nëse je në maksimumin e formës fizike dhe mendore, mund të qëndrosh në këto nivele për një kohë shumë të gjatë. Në rastin tim, megjithatë, nuk mendoj se do të jetë e mundur”, përfundoi Mbappé.

