Kosova do të luajë sot nga ora 20:45 ndaj Irlandës në “Fadil Vokrri” në kuadër të Ligës B të Kombeve.
“Dardanët” kanë publikuar formacionin zyrtar për ndeshjen e sotme.
Këta janë të besuarit e Fodës për 11-shen startuese:
Formacioni zyrtar i Kosovës: Muric, I.Krasniqi, Dellova, Hajdari; Vojvoda, Avdullahu, Hoxha, Gallapeni, Zhegrova, Zabërgja, Muriqi.

