Kuqezinjtë vijojnë përgatitjet për Ligën e Kombeve

by Nexhat

Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar të enjten seancën e radhës stërvitore në “Shtëpinë e Futbollit”, duke vijuar përgatitjet për ndeshjet e radhës në Ligën e Kombeve.

Nën drejtimin e trajnerit Rolando Maran, kuqezinjtë e nisën punën në palestër, ndërsa më pas u zhvendosën në fushën e blertë, ku zhvilluan ushtrime taktike dhe testuan skema të ndryshme të lojës.

banner

Pjesë e programit ishin edhe goditjet standarde, si dhe ushtrime të tjera të përcaktuara nga stafi teknik.

Kristjan Asllani, njësoj si në seancën e një dite më parë, vazhdoi të punojë i diferencuar në Klinikën e Kombëtares dhe në palestër. Ndërkohë, Klisman Cake po vijon programin e rikuperimit nën mbikëqyrjen e stafit mjekësor të përfaqësueses.

Seanca e ardhshme stërvitore e Shqipërisë do të zhvillohet të premten në stadiumin “Air Albania”, ku kuqezinjtë do të përmbyllin përgatitjet për sfidën e parë ndaj Bjellorusisë.

Stërvitja do të nisë në orën 16:00 dhe 15 minutat e para do të jenë të hapura për mediat.

Para saj, në orën 15:00, trajneri Rolando Maran dhe kapiteni Berat Gjimshiti do të dalin në konferencën zyrtare për shtyp, e cila do të mbahet në sallën e konferencave të stadiumit “Air Albania”.

Në anën tjetër, Kombëtarja e Bjellorusisë do të mbajë konferencën për media në orën 17:30, ndërsa në orën 18:00 do të zhvillojë stërvitjen zyrtare në stadium.

Shqipëri-Bjellorusi është ndeshja e parë e kuqezinjve në këtë edicion të Ligës së Kombeve

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy