Protestuesit kthejnë reflektorët nga objekti i Qeverisë: Votojeni Projektligjin për Dhomat e Specializuara, durimi ynë po mbaron

by Nexhat

Në natën e nëntë të protestës “Jo në emrin tim”, reflektorët në sheshin “Skënderbeu” u kthyen nga objekti i Qeverisë së Kosovës. Me këtë veprim, protestuesit kërkuan votimin e projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

“Reflektorët po i kthejmë nga objekti i Qeverisë. Votojeni ligjin për Dhomat e Specializuara, durimi ynë po mbaron”, ishte mesazhi që përcolli organizatori i protestës, Çlirim Haziri.

Protesta “Jo në emrin tim” po mbahet çdo mbrëmje në Prishtinë, pas aktgjykimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Ndërkohë, për nesër është thirrur mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, me pika të tjera në rendin e ditës.

banner

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy