Ylli i ri i Barcelonës, Athony Gordon, nuk e di nëse anglezët do të arrijnë ndonjëherë nivelin që kanë spanjollët.
Ai tha se vetë nga mënyra si e mbajnë spanjollët topin flet për këta të fundit.
“Në Angli nuk e kemi cilësinë që kanë spanjollët, aftësinë për të kontrolluar ndeshjet siç e bëjnë ata”, ka thënë Gordoni
“Nuk është në natyrën tonë. Madje nuk e di nëse është diçka që mund të mësohet vërtet, sepse tani që po luaj në Spanjë, mund të flas nga përvoja: mënyra se si ata e mbajnë topin është ndryshe nga çdo gjë që kam përjetuar duke luajtur në Angli”.
“Është shumë ndryshe nga çdo gjë që kam përjetuar në Angli. Prandaj, nuk e di nëse do të jemi ndonjëherë në gjendje të arrijmë në atë nivel”.

