Familja Fejzullahu po feston sot një ditë të veçantë, pasi Ana, vajza e vogël e këngëtarit të njohur Ermal Fejzullahu, ka mbushur 7 vjeç.
Me këtë rast, artisti ka zgjedhur ta urojë publikisht të bijën përmes një postimi të ëmbël në Instagram.
Ermali ka ndarë një fotografi të Anës, ku ajo shihet e ulur në një kolltuk rozë duke mbajtur në krahë një mace të vogël.

Krahas imazhit, këngëtari ka shkruar një dedikim të shkurtër, por plot dashuri për më të voglën e familjes.
“Urime energjia e shtëpisë ditëlindjen, lumi na për ty, të duam krejt”, ka shkruar ai.
Postimi ka marrë menjëherë vëmendjen e ndjekësve dhe miqve të artistit, të cilët i kanë përcjellë Anës urime të shumta për ditëlindjen.

Kësaj feste i është bashkuar edhe këngëtari Sabri Fejzullahu, i cili ka ndarë gjithashtu një urim të veçantë për mbesën e tij në këtë ditë të rëndësishme për familjen.

