Policia e Kosovës dhe FBI-ja forcojnë bashkëpunimin në luftën kundër krimit

by Nexhat

Policia e Kosovës dhe institucionet e sigurisë së SHBA-së kanë riafirmuar përkushtimin për forcimin e bashkëpunimit dhe koordinimit në fusha të ndryshme policore, me qëllim të rritjes së sigurisë dhe luftimit të krimit.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha, ka pritur në takim zyrtar Atasheun e FBI-së për Zbatimin e Ligjit, Brendan Collins.

banner

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, gjatë takimit është diskutuar për bashkëpunimin e ardhshëm, forcimin e partneritetit strategjik dhe thellimin e bashkëpunimit ndërinstitucional.

“Të dyja palët riafirmuan përkushtimin për bashkëpunim të plotë dhe koordinim të vazhdueshëm në fusha të ndryshme policore me qëllim të rritjes së sigurisë dhe luftimit efektiv të krimit”, thuhet në njoftim.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se vlerëson lart mbështetjen e vazhdueshme të institucioneve të sigurisë së SHBA-së.

“Policia e Kosovës vlerëson lart mbështetjen e vazhdueshme të institucioneve të sigurisë së SHBA-së, duke e konsideruar këtë bashkëpunim si shembull të shkëlqyer të partneritetit profesional dhe strategjik në shërbim të sigurisë së qytetarëve”, thuhet tutje në njoftim/RTK

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy