‘Mbytën’ shkollat e Tiranës me drogë, dalin fotot e furnitorit dhe ish-policit

by Nexhat

Policia e Tiranës ka finalizuar sot një operacion antidrogë, duke identifikuar në total 52 persona, që shpërndanin lëndë narkotike në shkollat e kryeqytetit.

BalkanWeb ka siguruar foton e furnitorit, shtetasit Ferit Xhani. Ai është i njohur për policinë, pasi më herët ka pasur precedent penal për shpërndarje droge dhe plagosje.

banner
Ferit Xhani1

Ndërkaq, në pranga ka rënë edhe Engrid Hënaj, ish-efektiv që është përjashtuar nga policia, pasi ishte kapur duke vjedhur, raporton gazetarja Xhensila Kodra.

Ish Polici1

Droga shpërndahej në disa gjimnaze të Tiranës si Qemal Stafa, Sami Frashëri, Ismail Qemali, Çajupi dhe gjimnazi profesional Ekonomik. Korrierët në këto gjimnaze shpërndanin lëndë narkotike te të miturit/BalkanWeb

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy