GJKKO ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për Bledar Cafin, 50-vjeçarin e arrestuar në Shkodër me urdhër të SPAK dhe të konsideruar nga autoritetet si person me rrezikshmëri të lartë shoqërore.
Cafi akuzohet si pjesë e një grupi kriminal të trafikut të drogës. Emri i tij, bashkë me atë të Endrit Dokles, ka dalë nga zbërthimi i komunikimeve në SkyECC.
Ata dyshohen se kanë trafikuar lëndë narkotike në bashkëpunim me grupin e Rrajave.
Cafi nuk ka folur para gjyqtarit por është përfaqesuar nga avokati.
Ai dyshohet si një nga porositësit e ngarkesës prej 427 kg kokainë e kapur në Portin e Roterdamit në Hollandë në vitin 2020.
Nga bisedat e zbardhura në Sky ECC sasia e drogës me vlerë miliona euro ishte nisur me kontinier nga Ekuadori.
Bledar Cafi akuzohet për tre vepra penale: “Trafikim i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

