Samadrexha është fituese e Superkupës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave.
Të dielën mbrëma në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj, Samadrexha fitoi ndaj Istogut me rezultatin 32:19.
Samadrexha tani ka në pronësi tre trofetë e hendbollit kosovar, titullin e kampionit, Kupën dhe Superkupën.
Samadrexha e ka fituar Superkupën për herë të parë. Istogu i ka tre trofe të Superkupës nga katër edicionet e kaluara.
Të dielën samadrexhaset ishin dominante për fitore të sigurt.
Leonora Rrahmani ishte më efikasja me tetë gola. Gjashtë i shënoi Jennifer Abreu. Eya Nasr i shënoi shtatë gola për Istogun, kurse pesë i kishte Mayssem Azri.
Medaljet për skuadrën e Samadrexhës i ndanë presidenti i FHK-së, Edin Kolgeci dhe nënpresidenti, Xhavit Morina.
Ndërkohë trofeun e Superkupës për kapitenen e Samadrexhës, Aulona Maloku, e ndau presidenti Kolgeci

