Foda: Do duhej që ne të ishim në epërsi, goli i dytë ndryshoi lojën

by Nexhat

Trajneri i Kosovës, Franco Foda komentoi humbjen e “Dardanëve” ndaj Austrisë me rezultat 3-1 duke thënë se Kosova kishte mundësinë që të shënonte e para në këtë takim.

Ai tha se momenti që ndryshoi lojën është goli i pranuar në minutën e fundit të pjesës së parë të takimit.

banner

Foda theksoi se skuadra nuk punoi mirë në mbrojtje, kurse në sulm u humbën topat shumë lehtë

“Normalisht do duhej të ishim në epërsi që në fillim të pjesës së parë, ajo çka e ndryshoi komplet lojën është goli i dytë në fund të pjesës së parë që nuk do duhej të ndodhte. Pas pauzës patëm mundësi ne të shënojmë golin e parë, kurse pas pauzës loja kishte përfunduar edhe pse skuadra luftoj deri në fund. Sonte nuk punuam mirë në mbrojtje, kurse në ofanziv humbëm topa shumë lehtë”, tha ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy