Një mësues 60-vjeçar në Lushnjë i cili dyshohet se ka ngacmuar seksualisht, përmes mesazheve, një nxënëse 13-vjeçare.
Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Fierit, efektivët e Komisariatit të Policisë Lushnjë kanë arrestuar shtetasin me inicialet M. S., 60 vjeç, me detyrë mësues në një shkollë në Lushnjë.
Mediat në Shqipëri raportojnë se ngjarja është denoncuar nga prindërit e të miturës. Pas komunikimeve që vajza kishte në telefon, prindërit janë drejtuar në polici dhe kanë bërë kallëzim për rastin.
Sipas të dhënave të administruara gjatë hetimit, dyshohet se mësuesi i kishte dërguar prej kohësh të miturës mesazhe me përmbajtje të papërshtatshme. Pas denoncimit, policia ka kryer veprimet hetimore dhe ka administruar provat e paraqitura në lidhje me komunikimet.
E mitura, sipas burimeve të mësipërme, ka qenë e tronditur nga situata dhe ua ka treguar prindërve komunikimet që kishte pasur në telefon. Pas marrjes së denoncimit dhe kryerjes së veprimeve procedurale, policia ka bërë arrestimin e 60-vjeçarit.

