Një video e pazakontë nga Ormanjhi në Ranchi të Jharkhandit, Indi, është bërë virale në rrjetet sociale.
Në pamje shihet një majmun i shtrirë dhe gjysmë i përgjumur mbi kutitë e pijeve alkoolike, brenda një dyqani
Pranë tij duket edhe një shishe e zbrazët alkooli me kapakun e hequr, çka ka nxitur pretendimet se majmuni mund ta ketë hapur shishen dhe të ketë konsumuar pijen para se ta zinte gjumi
Megjithatë, nuk është e konfirmuar se majmuni ka konsumuar alkoolin, raporton The Tribune,
Sipas videos që po qarkullon, në vendngjarje është thirrur një ekip shpëtimi, i cili më pas e ka larguar majmunin në mënyrë të sigurt.
Ngjarja ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale, me përdoruesit që kanë bërë edhe shaka me situatën.
“Imagjinoni të jeni pjesë e ekipit të shpëtimit dhe t’ju thërrasin për të larguar një majmun të dehur”, shkroi një përdorues.
Një tjetër ngriti dyshime nëse majmuni mund ta kishte hapur vetë shishen, duke sugjeruar se dikush mund ta ketë ushqyer me alkool dhe më pas ta ketë paraqitur situatën ndryshe.
Pamjet e “klientit të papritur” në dyqanin e verës vazhdojnë të shpërndahen në rrjetet sociale.
VERY UNUSUAL! A monkey entered a wine 🍷shop in Ranchi’s Ormanjhi, allegedly drank alcohol from a bottle and then fell asleep inside the shop 😴 A rescue team arrived and safely removed the unexpected customer. 🐒 https://t.co/Z6xs3vVNGb
— Megh Updates 🚨™ (@MeghUpdates) September 26, 2026

