Regjimi i Vladimir Putinit ka goditur institucionin më të madh të kërkimit shkencor në Ukrainë: Akademinë Kombëtare të Shkencave të Ukrainës, ka shkruar në rrejtin “X”, presidenti francez Emmanuel Macron.
Macron thotë se “këto goditje janë një tjetër dëshmi e përbuzjes armiqësore të regjimit rus ndaj shkencës dhe së vërtetës”.
“Ato i shtohen barbarisë së sulmeve të përditshme që vënë në shënjestër civilët ukrainas”, vijon Macron.
“Ne e ndajmë dhimbjen e viktimave dhe të familjeve të tyre. Franca dhe Evropa do të qëndrojnë në krah të popullit ukrainas – i cili po reziston me guxim – për aq kohë sa të jetë e nevojshme”, është shprehur presidenti francez.

