Protesta e 13 kundër aktgjykimit të Hagës, Haziri: Kërkesa jonë është e qartë, Ligji për Specialen duhet të votohet

by Nexhat

Edhe natën e 13 -të në protestën “Jo në emrin tim” kundër vendimit dënues të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj drejtuesve të UÇK-së doli kërkesa e përsëritur që të votohet ndryshimet dhe dhe plotësimet e Projektligjit për Specialen.

Oraganizatori i protestës, Çlirim Haziri, nga sheshi “Skënderbeu” në Prishtinë kërkoi nga deputetët e Kuvendit të Kosovës që të ndërmarrin veprime konkrete lidhur me Gjykatë Speciale.

banner

Ai tha se Deklarata e miratuar në seancnë e sotme të Kuvendit të Kosovës lidhur me aktgjykimin e Dhomave të Specializuara shpreh një qëndrim politik, ndërsa ligji do të prodhonte pasoja konkrete.

“Sot njerëzit që po mbajnë mbi supe peshën më të rëndë të këtij procesi janë mijëra kilometra larg nesh. Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi, Cali e Pjetër Shala. E ndërsa ata janë atje, ne kemi një përgjegjësi këtu: ta mbrojmë atdheun, ta mbrojmë UÇK-në tonë. Sot Kuvendi miratoi një deklaratë lidhur me atë aktgjykimin e famshëm të Hagës. Dhe ajo deklaratë sot na tregoi diçka: kur ekziston vullneti, ky kuvend di të bëhet bashkë. Prandaj, nga ky moment dua t’ju drejtohem qartë deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Deklarata që miratuat sot shpreh qëndrim, ndërsa ligji që kërkojmë ne prodhon pasojë. Deklarata mbetet letër, e ligji vepron!Prandaj UÇK-ja nuk mbrohet me deklarata. UÇK-ja jonë kërkon veprim. Dhe kërkesa jonë ndaj jush është e qartë: ligji për Dhomat e Specializuara duhet të votohet!”, tha Haziri.

Protesta e sontme vjen pas miratimit në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës të Deklaratës lidhur me aktgjykimin e Gjykatës Speciale në Hagë.

Deputetët thanë se e konsiderojnë “si të papranueshëm përfundimin për ekzistencën e një qëllimi të përbashkët kriminal”.

Ndërkohë, janë shtuar kërkesat që sa më parë të procedohen për votim në Kuvend ndryshimet dhe plotësimet e Projektligjit për Specialen.

Protesta “Jo në emrin tim” po mbahet çdo mbrëmje në Prishtinë nga 16 shtatori, pas aktgjykimit në Hagë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy