U.D presidentja merret me kryetarllëkun e PDK-së, Lushtaku: Ta kryen punën e vet, VV e ka përça popullin

by Nexhat

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu ka thënë se për Lëvizjen Vetëvendosje një koalicion me PDK-në është i pamundur, duke pretenduar se brenda këtij subjekti politik ka figura që luajnë rolin kryesor në prapaskenë.

Edhe pse nuk e përmendi asnjë person me emër, Haxhiu lëshoi akuza indirekte se në partinë që udhëhiqet nga Bedri Hamza ka figura me fuqi dhe ndikim të madh. Madje, ajo pretendon se këta persona kanë probleme me ligjin dhe se pasuria e tyre ngre pikëpyetje.

banner

“Duhet me ditë kush e udhëheq PDK-në. Sepse ka figura aty që kanë fuqi dhe pushtet dhe që mendoj që kanë probleme me ligjin dhe pasurinë që e kanë krijuar. Ka përpjekje që me lujtë rolin e liderit figura të tjera që formalisht nuk janë kryetar. Kjo nuk është një gjë që nuk dihet në opinion”, deklaroi Haxhiu në “Debat Plus”,

Kur gazetari Ermal Panduri e pyeti me ironi ushtruesen e detyrës së presidentes nëse kjo do të nënkuptonte se, nëse “Sami Lushtaku nuk do të ishte pjesë e PDK-së, atëherë Vetëvendosje do të mund të bënte koalicion me këtë parti, ajo qeshi dhe tha këtë përgjigje: “Uroj që Ligji për Byronë të hyjë në fuqi shumë shpejt dhe pasttaj secili do të japë llogari për pasurinë që e ka krijuar”.

Lidhur me këtë, Klankosova.tv e ka kontaktuar kryetarin e Skenderajt, Sami Lushtaku i cili deklaratat e Albulena Haxhiut i sheh si ndërhyrje në punët e brendshme të partisë.

Madje, Lushtaku tha se e di që i pengon partisë së Haxhiut, të cilën e akuzon për përçarje në popull.

“Albulena Haxhiu duhet me kry punën e vet, mos me u interesu kush është kryetar i Partisë Demokratike edhe e din komplet opinioni në Kosovë që Bedri Hamza është kryetar i partisë. Unë e di që e pengoj Vetëvendosjen sepse unë jam kundër politikave të Vetëvendosje e cila e ka përça dhe e ka helmu këtë popull. Prandaj unë jam i qartë, as nuk më ka frikë, as nuk e kam ndërmend me i mshef atë që i mendoj” tha Lushtaku

E për pretendimet për kryetarllëk, kreu i Skënderajt ishte i shkurtër.

“Me deshtë kisha konkuru dhe kisha tentu me u bo kryetar. As s’kam pretendime, as nuk kam pasë pretendime domethënë që të jem kryetar i Partisë Demokratike. Unë jam një kryetar i një dege që quhet Drenicë, apo më shkurt, Skënderaj”, përfundoi Lushtaku.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy