Bajqinvoci i reagon PDK’së për replikat ndaj ambasadorit britanik: Gjuha e papërgjegjshme ndaj SHBA dhe Britanisë e rrezikshme

by Nexhat

Deputeti i LVV-së, Mefail Bajqinovci, e ka cilësuar si të “dëmshme dhe të rrezikshme” gjuhën e PDK-së dhe deputetëve të saj, ndaj ambasadorit britanik në Kosovë.

Sipas PDK-së, deklarata e Ambasadorit britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves se aktgjykimi në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së dhe themeluesve të Republikës së Kosovës ka të bëjë me “krime individuale”, “është një reduktim i papranueshëm diplomatik i një vendimi me pasoja të gjera historike e politike për të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen e Kosovës”.

banner

Ndërsa, Bajqinovci i LVV-së thotë se “Kosova duhet t’i ruajë dhe t’i forcojë marrëdhëniet me aleatët e saj strategjikë”.

Reagimi i plotë i tij:

Gjuha e papërgjegjshme e zyrtarëve të lartë të PDK-se ndaj SHBA-së dhe Britanisë së Madhe është e rrezikshme dhe e dëmshme.

Kosova duhet t’i ruajë dhe t’i forcojë marrëdhëniet me aleatët e saj strategjikë. Kritikat mund të bëhen, por gjuha që dëmton raportet me partnerët tanë duhet të shmanget.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy