Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, është i ftuar në “Pressing” të T7.
Hamza tha se deri më tani nuk ka drejtësi, teksa ka folur për Gjykatës Speciale, ku tha se erdhi rezultat i presionit të bashkësisë ndërkombëtare. Ai tha se Gjykata Speciale është jashtë llogaridhënies.
“Gjykata ka ardhur si rezultat i një bashkëpunimi, përtej kësaj një presioni nga bashkësia ndërkombëtare, qëllimi jonë ka qenë në atë kohë që me u percaktu mes interesit të vendit dhe mundësisë që dikush ta paguajë një kosto individuale, duke besu fuqishëm që ato akuza janë të paqëndrueshme të pavërteta, normalisht është votu gjykata”.
“Nuk ka gjykatë tjetër që është komplet jashtë llogaridhënës”.
“Ku ka drejtësi në një vend ku ulen financuesit, prokurori dhe kryetarja e gjykatës, kush e paguan koston aty, i akuzuari. Prandaj, ne kemi besu në drejtësi dhe po flas për nivelin e drejtësisë deri tani te Prokuroria, kjo u dëshmu që këtu drejtësi nuk ka”, ka thënë ai. /Gazeta Express

