Shqipëria bind ndaj San Marinos, kuqezinjtë fitojnë 3-0 në transfertë dhe kryesojnë grupin

by Nexhat

Shqipëria ka fituar me rezultatin e pastër 3-0 ndaj San Marinos, në transfertë, në sfidën e vlefshme për Grupin C1 të Ligës së Kombeve.

Kuqezinjtë kaluan në avantazh në minutën e 21-të me Anis Mehmetin. Sulmuesi përfitoi nga asistimi i Rey Manajt dhe realizoi nga afërsia, duke zhbllokuar takimin.

banner

Vetëm gjashtë minuta më vonë, Shqipëria dyfishoi avantazhin. Myrto Uzuni ishte autori i golit të dytë, duke e çuar rezultatin në 2-0.

Në pjesën e dytë, Rey Manaj shënoi edhe golin e tretë për kuqezinjtë, duke vulosur fitoren 3-0 ndaj San Marinos.

Sfida u zhvillua në stadiumin e Serravalles, në San Marino ndërsa kjo është fitorja e dytë radhazi për Shqipërinë në këtë edicion të Ligës së Kombeve, pas triumfit 2-0 ndaj Bjellorusisë në Tiranë.

Me këtë rezultat, Shqipëria kryeson Grupin C1 me 6 pikë të plota. Kuqezinjtë ndiqen nga Finlanda me 4 pikë, ndërsa Bjellorusia ka 1 pikë dhe San Marino mbetet pa pikë

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy