Kurti e do sërish President Bekim Sejdiun që u tërhoq: Duhet ta respektojmë marrëveshjen

by Nexhat

Kryeministri Albin Kurti tha se Lëvizja Vetëvendosje e ka kandidatin për President, duke e përmendur Bekim Sejdiun, i cili më 14 shtator u tërhoq.

Kurti tha në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë se marrëveshja që Sejdiu të jetë kandidat i përbashkët me LDK-në, është ende e vlefshme për LVV-në.

banner

“Sa i përket kandidatit, ne e kemi kandidatin. Kandidati është profesor Bekim Sejdiu nga marrëveshja”, tha ai.

“Pra, prof. Bekim Sejdiu është tërhequr kur marrëveshjen e kanë shkelur e braktisur gjashtë deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Pra, ishte një vendim i kushtëzuar i tij nga situata që u shkaktua pas moszatimit edhe të dakordimit tonë, por qe besa edhe të vendimit të Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës”, tha Kurti

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy