Due takon Gjuriqin e Petkoviqin në Beograd, në komunikatën e UNMIK’u figuron “OKiM”, shkurtesë për emërtimin serb “Kosovë e Metohi”

by Nexhat

Shefi i UNMIK’ut në Kosovë, Peter Due, ka takuar ministrin e Jashtëm serb, Marko Gjuriq, dhe Petar Petkoviqin, takim i cili është zhvilluar para seancës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën, që do të mbahet në tetor.

Në njoftimin e UNMIK’ut, bëhet e ditur se gjatë takimit është diskutuar për zhvillimet e fundit dhe rëndësinë e dialogut.

banner

‘’Në prag të seancës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën, që do të mbahet në tetor, Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm (SRSG), Peter Due, vizitoi Beogradin.

Ai u takua me ministrin e Punëve të Jashtme, Marko Gjuriq, drejtorin e Zyrës për Kosovën dhe Metohinë, Petar Petkoviq, si dhe me përfaqësues të komunitetit diplomatik, me të cilët shkëmbeu pikëpamje për zhvillimet e fundit, rëndësinë e dialogut dhe punën e vazhdueshme të UNMIK-ut, përfshirë përpjekjet për ndërtimin e besimit ndërmjet të gjitha komuniteteve në Kosovë’’, thuhet në komunikatën e UNMIK’ut.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy