Një shkollë në Kiev është goditur këtë mëngjes nga një dron rus, ndërsa brenda saj ndodheshin më shumë se 100 nxënës dhe rreth 60 anëtarë të stafit.
Goditja shkaktoi dëme në një pjesë të ndërtesës, ndërsa një zjarr shpërtheu në një nga katet e sipërme, transmeton Telegrafi.
Sipas presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, nxënësit dhe mësuesit ndodheshin në një strehimore në momentin e sulmit, duke bërë që askush të mos mbetej i lënduar.

