Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, u pyet për Projektligjin e propozuar nga PDK’ja për plotësim-ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.
Von der Leyen tha se kjo është çështje e Kosovës, por pavarësia e gjyqësorit është kusht.
“I përket Kosovës që të vendosë. Është me rëndësi që të garantohet pavarësia e gjyqësorit. Në këtë kuadër i përket Kosovës që të vendosë se çfarë është e nevojshme të bëhet ose jo, por është me rëndësi që gjyqësori të mbahet i pavarur”.
Von der Leyen paraprakisht tha se asgjë dhe askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës.
“1999-a është skalitur në memorien tuaj kolektive, represioni i dhunshëm, kriza humanitare, vuajtja që e ka pësuar populli juaj. Bashkimi Europian ka qëndruar me ju që nga ajo kohë”, tha ajo.

