Statusi i vendit kandidat për Kosovën, von der Leyen: Na duhen institucione stabile e reforma, duhet bindur 27 anëtarët

by Nexhat

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, tha se Kosova duhet të punojë ngushtë me Bashkimin Europian për të marrë statusin e vendit kandidat.

Shefja e Unionit theksoi se për të ecur drejt këtij qëllimi, Kosova duhet të ketë institucione stabile e të zbatojë reforma për t’i bindur 27 shtetet anëtare të BE’së.

banner

“Për mua është e rëndësishme që të punojmë ngushtë rreth aspiratës tuaj që të bëheni shtet kandidat. Kryeministri përshkroi mekanizmat. Duhet t’i bindim 27 shtetet anëtare dhe ato do ta kërkojnë mendimin e Komisionit. Ne punojmë ngushtë për këtë. Jam e bindur që me kohën do t’i arrijmë qëllimet siç i kemi arritur me tjera procese. Mbështetuni tek unë, po për këtë na nevojiten institucione stabile, reforma, sa më shumë që mund ta bindim ata për progresin atëherë gjasat janë më të mira që të kërkojnë nga Këshilli që të dalë me një opinion për sa i përket propozimit nga Komisioni. Për këtë mund të llogarisni në ne”.

Në anën tjetër, kryeministri Albin Kurti tha se gjatë takimit me të i ka kërkuar marrjen e statusit të vendit kandidat.

Kosova ka aplikuar për anëtarësim në BE më 2022 dhe qe nga atëherë nuk ka lëvizur fare dosja e saj.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy