Një grup qytetarësh kanë protestuar sot përpara ambienteve të SPAK-ut, duke kërkuar reagim dhe përgjegjësi nga institucionet për çështjen që lidhet me ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku.
Protestuesit u mblodhën para Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ku me pankarta në duar përcollën mesazhet e tyre.
Mes parullave të shfaqura gjatë protestës ishte edhe thirrja “Arresto Ballukun”, ndërsa vijonin me thirrjet: “SPAK, çfarë provash të tjera doni? Ka shkatërruar Shqipërinë”.
Ndërkohë, çështja ndaj Ballukut vijon të jetë nën hetim dhe çdo përgjegjësi penale do të përcaktohet nga organet kompetente të drejtësisë./TCh/

