Presidenti i Ukrainës, Volidymyr Zelensky ka falënderuar luftëtarët për betejat e tyre tash e sa vite, në mbrojtje nga agresioni i Rusisë.
Ai ka shpërndarë fotografi të shumta të ushtarëve në frontet e luftës, duke kujtuar betejat e guximshme që nga viti 2022.
Zelensky u ka uruar atyre Ditën e Mbrojtjes Territoriale të Ukrasinës.
“Faleminderit të gjithëve që iu bashkuan Forcave të Mbrojtjes Territoriale dhe vazhdojnë të mbrojnë Ukrainën e popullin tonë. Brigadat e Mbrojtjes Territoriale kanë bërë një rrugë të gjatë. Mbi bazën e tyre janë krijuar tashmë njësi të reja e të fuqishme, të cilat sot, së bashku me të gjitha Forcat e Mbrojtjes, po mbrojnë shtetin tonë.”, ka shkruar ai.
Presidenti ukrainas ka thënë se shumë ushtarë e qytetarë zgjodhën ta mbronin pavarësinë.
“Ne nderojmë forcën e të gjithë atyre që po luftojnë sot. Duhet të bëjmë gjithçka që është e nevojshme për të siguruar që Ukraina të qëndrojë e fortë, të mbrojë njerëzit e saj dhe të arrijë paqen e domosdoshme. Gëzuar Ditën e Mbrojtjes Territoriale të Ukrainës. Faleminderit, luftëtarë – secilit prej jush!”, ka shkruar Zelensky.

