Mbappé në telashe me Mourinhon? Një video i ndez polemikat te Real Madridi

by Nexhat

Kylian Mbappé mund të përballet me një përplasje me trajnerin José Mourinho te Real Madridi, pasi francezi e publikoi një video duke e ngarë biçikletën, vetëm pak ditë pasi portugezi i kishte paralajmëruar lojtarët për rreziqet e një aktiviteti të tillë.

“Special One” kishte deklaruar së fundmi se futbollistët nuk duhet të ngasin biçikletë, pasi një rrëzim mund t’i lërë jashtë fushave për disa ndeshje apo edhe t’u shkaktojë dëmtime serioze.

banner

Megjithatë, Mbappé e publikoi të dielën një video duke e ngarë biçikletën, duke e rindezur debatin në Spanjë.

Mourinho njihet për disiplinën e fortë dhe faktin se nuk heziton të përballet edhe me yjet më të mëdhenj të skuadrës.

Gazetari Antonio Romero e kritikoi sulmuesin francez në “Cadena SER”.

“Mbappés i pëlqen të jetë ylli i Real Madridit, por mendon se mund të bëjë çfarë të dojë. Dikush duhet t’i thotë: ky nuk është Mbappé FC, ky është Real Madridi”.

Në aspektin sportiv, Mbappé e ka nisur shkëlqyeshëm sezonin, me tetë gola në tetë ndeshje, por aktualisht është jashtë për shkak të një dëmtimi në gjurin e majtë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy