Pasditen e sotme, është raportuar për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Shemsi Istrefi”, në Vushtrri.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës së Jugut, Avni Zahiti, tha se bazuar në informacionet fillestare, nga të shtënat nuk raportohet për persona të lënduar.
Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ndërsa rasti është duke u hetuar.

