Surprizë për Carvajal, ish-kapiteni i Real Madridit pranë klubit të ri

by Nexhat

Dani Carvajal është shumë pranë një transferimi te Getafe, pasi mbrojtësi spanjoll është aktualisht lojtar i lirë pas largimit nga Real Madridi.

Sipas raportimeve të fundit që vijnë nga Spanja, palët janë në negociata dhe marrëveshja mund të konkretizohet në ditët e ardhshme, përcjell “Gazeta Express”.

banner

34-vjeçari e sheh me interes mundësinë për të qëndruar në Madrid. Afërsia e Getafes me shtëpinë e tij është një prej faktorëve që e bën tërheqëse këtë zgjedhje, ndërsa Carvajal vlerëson edhe projektin sportiv të klubit.

Trajneri José Bordalás e ka luajtur një rol të rëndësishëm në negociata. Ai e ka kontaktuar personalisht Carvajalin për t’ia shpjeguar rolin që do ta kishte në skuadër dhe kjo qasje duket se e ka bindur ish-kapitenin e Real Madridit.

Megjithatë, ekziston ende një pengesë financiare. Getafe duhet ta gjejë një zgjidhje me La Ligën për kufirin e pagave, në mënyrë që të mundë ta regjistrojë Carvajalin.

Nëse ky problem zgjidhet, Carvajal mund të bëhet lojtar i Getafes brenda pak ditësh.

Mbrojtësi spanjoll u largua nga Real Madridi pas 23 vitesh në klub, 13 prej të cilave me ekipin e parë, ku i fitoi 27 trofe, përfshirë gjashtë Liga të Kampionëve. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy