Sulmi rus vret të paktën 33 persona në lindje të Ukrainës

by Nexhat

Të paktën 33 persona u vranë të enjten, pasi një sulm rus bëri që dy autobusë të transportit publik të përfshiheshin nga flakët në lindje të Ukrainës, thanë autoritetet lokale, duke e cilësuar atë si sulmin më vdekjeprurës të kryer me një goditje të vetme këtë vit.

18 persona të tjerë u plagosën në sulmin në Kramatorsk, qytet në rajonin e Donteskut, pas të cilit autoritetet pezulluan transportin publik dhe u bënë thirrje banorëve të zhvendosen në pjesë më të sigurta të vendit.

banner

“Rusët po shënjestrojnë qëllimisht civilët”, tha Vadym Filashkin, kreu i administratës ushtarake të rajonit të Donjeckut. “Për ta, një autobus i mbushur me pasagjerë është një objektiv tërheqës pikërisht sepse një goditje e vetme mund të vrasë sa më shumë njerëz të jetë e mundur”.

Shërbimi Shtetëror i Emergjencave të Ukrainës (SES) tha se sulmi rus shkaktoi zjarr në dy autobusë dhe në zonën përreth tyre. Ekipet e shpëtimit ndodheshin në vendngjarje për të ndihmuar të mbijetuarit dhe për të shuar flakët, shtoi SES.

Filashkin tha se kishte urdhëruar pezullimin e transportit publik në qytetet Kramatorsk dhe Sloviansk pas sulmit dhe u bëri thirrje civilëve të zhvendosen në zona më të sigurta. “U bëj thirrje të gjithëve që kanë mbetur në rajonin e Donteskut të evakuohen në rajone më të sigurta të Ukrainës”, tha ai.

“Rusia po sjell vdekje në tokën ukrainase. Ajo po godet qytetet tona, po vret njerëzit tanë dhe po shton krimet e saj çdo ditë”, shtoi Filashkin, ndërsa shprehu ngushëllimet e tij për familjet dhe të afërmit e viktimave.

Një sulm masiv raketor rus ndaj Kievit në korrik vrau 33 persona në të gjithë qytetin, në kuadër të një vale të koordinuar sulmesh. Megjithatë, sulmi i së enjtes shënon numrin më të lartë të viktimave këtë vit nga një goditje e vetme.

Kramatorsk dhe Sloviansk janë dy qytete të rëndësishme industriale pranë vijës së frontit. Së bashku me Kostiantynivkën dhe Druzhkivkën aty pranë, ato përbëjnë bërthamën e “brezit të fortesave” që ka mbetur nën kontrollin e Ukrainës në rajonin e Donteskut.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy