Trump: Nuk do ta sulmojmë Iranin para zgjedhjeve të 3 nëntorit, po zhvillojmë bisedime produktive me Teheranin

by Nexhat

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi se SHBA-ja nuk do të ndërmarrë sulm ushtarak ndaj Iranit përpara zgjedhjeve të mesit të mandatit, të planifikuara për 3 nëntor.

Në një postim në rrjetin social Truth Social, Trump tha se Uashingtoni po zhvillon “bisedime produktive” me Teheranin, duke lënë të hapur mundësinë e vijimit të përpjekjeve diplomatike mes dy vendeve.

banner

“Ne po zhvillojmë bisedime produktive me Republikën Islamike të Iranit”, shkroi Trump, ndërsa e përshkroi situatën në Iran si jashtëzakonisht të vështirë, si në aspektin ekonomik, ashtu edhe në atë ushtarak.

Presidenti amerikan theksoi njëkohësisht se bllokada ndaj Iranit do të vijojë të jetë në fuqi. Ai përsëriti gjithashtu qëndrimin e tij se Irani nuk do të lejohet të pajiset me armë bërthamore.

Trump pretendoi se, pavarësisht bllokadës, transporti i naftës përmes Ngushticës së Hormuzit po vijon me ritme të larta. Sipas tij, rreth 22 milionë fuçi naftë kanë kaluar nëpër ngushticë vetëm gjatë natës së fundit dhe, sipas pretendimit të tij, asnjë prej tyre nuk ishte me origjinë nga Irani apo me destinacion Iranin.

Deklarata e Trump vjen në një moment kur tensionet mes Uashingtonit dhe Teheranit mbeten të larta, ndërsa palët kanë zhvilluar përpjekje për të rifilluar negociatat. Në ditët e fundit janë diskutuar edhe propozime që lidhen me rihapjen e Ngushticës së Hormuzit dhe rifillimin e bisedimeve për çështjen bërthamore të Iranit.

Në përfundim të postimit, Trump e përsëriti në mënyrë të prerë qëndrimin e administratës së tij për programin bërthamor iranian: “Irani nuk do të pajiset me armë bërthamore”. /Panorama

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy