Silvinjo paralajmëron rikthimin në futbollin e klubeve

by Nexhat

Pasi u largua nga Shqipëria, Silvinjo ka thënë se ndihet i përgatitur për një projekt të ri, me kusht që klubi të ketë objektiva të qarta dhe ambicie për t’u zhvilluar.

“Teknikisht dhe personalisht, ndihem shumë i përgatitur për hapin tjetër. Kam një brazilian, një argjentinas, një italian dhe kombësi të tjera në stafin tim, kështu që kemi një grup shumë ndërkombëtar. Me gjuhët që flasim, mund të punojmë në Portugali, Spanjë, Angli, shumë vende të tjera evropiane, Amerikën e Jugut, Shtetet e Bashkuara dhe gjetkë”, ka thënë Silvinjo.

banner

Ai ka theksuar se përvoja e fituar e ka ndihmuar të ndihet gati për sfida të reja, duke mos përjashtuar as mundësitë jashtë Evropës.

“Jam ende i ri dhe ka shumë gjëra që ende duhet të mësoj, por jeta më ka dhënë shumë. Kështu që ndihem i përgatitur të punoj në Evropë, në botën arabe, në Brazil apo edhe në Japoni. Sigurisht, Evropa është përparësia. Është Meka e futbollit, ku loja vazhdon të zhvillohet në nivelin më të lartë”, ka deklaruar ai.

Megjithatë, trajneri brazilian ka bërë të qartë se nuk do të nxitohet në zgjedhjen e destinacionit të ardhshëm, duke pritur një mundësi që përputhet me ambiciet e tij.

“Tani duhet të presësh momentin e duhur. Mundësia ideale do të vijë. Është pak si jeta. Mund të përgatitesh, por duhet të presësh edhe momentin e duhur”, është shprehur ai.

Silvinjo ka nënvizuar se synon të marrë drejtimin e një klubi me një projekt të mirëfilltë dhe kushte për të ndërtuar diçka afatgjatë.

“Pra, po, ndihem shumë i përgatitur për një klub që ka një projekt të qartë, dëshiron të zhvillohet, dëshiron të ndërtojë diçka dhe ka kushtet për ta bërë këtë. Dhe do të doja ta bëja këtë në Evropë”, ka përfunduar Silvinjo

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy