Ambasada amerikane flet për zgjedhjen e presidentes Shiroka-Pula: Mezi presim të punojmë bashkë

by Nexhat

Ambasada amerikane në Prishtinë ka mirëpritur zgjedhjen e Justinа Shiroka Pulës në postin e presidentes së Republikës së Kosovës.

Në një përgjigje për Klankosova.tv, nga një zëdhënës i Ambasadës amerikane shprehet gatishmëria për të bashkëpunuar me presidenten e re të vendit dhe institucionet e Kosovës.

banner

“Ambasada e SHBA-së pret me padurim të bashkëpunojë me Justinа Shiroka Pulën, Presidenten e sapozgjedhur të Republikës së Kosovës”, thuhet në përgjigje.

Më tej, Ambasada amerikane ka ritheksuar përkushtimin për avancimin e prioriteteve të përbashkëta me institucionet e Kosovës.

“Ambasada e SHBA-së mbetet e përkushtuar për të bashkëpunuar me institucionet e Kosovës në avancimin e prioriteteve të përbashkëta, përfshirë paqen rajonale, stabilitetin dhe prosperitetin e ndërsjellë”, theksohet më tej në përgjigje.

Justina Shiroka Pula u zgjodh presidente e re e vendit më 6 tetor

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy