GJILAN/ Policia konfirmon një humbje jete në Pogragjë

by Nexhat

Një person është vrarë sot në fshatin Pogragjë të Gjilanit.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë Rajonale të Gjilanit, Valon Osmani.

banner

Viktima është i moshës rreth 29 vjeçare, kurse dorasi pas kryerjes së veprës është arratisur

“Me datën 11.10.2026 rreth orës 19:30 kemi pranuar një informacion për të shtëna me armë zjarri në fshatin Pogragjë të komunës së Gjilanit.Menjëherë pas pranimit të informatës, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe Prokurori i Shtetit.Sipas informatave fillestare dyshohet se si pasojë e të shtënave me armë zjarri ka humbur jetën një person i gjinisë mashkullore i lindur në vitin 1997. Vdekjen e viktimës në vendin e ngjarjes e ka konstatuar ekipi mjekësor.Lidhur me rastin një person i dyshuar mashkull kosovar i njohur për Policinë është vënë në kërkim policor, pasi dyshohet se pas kryerjes së veprës është larguar nga vendi i ngjarjes.Policia e Kosovës në koordinim me Prokurorin e Shtetit dhe njësitë përkatëse hetimore është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe operative për lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarit si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy