Robert Hall dhe Michael Woodford fitojnë Çmimin Nobel për Ekonomi 2026

by Nexhat

Ekonomistët amerikanë Robert Hall dhe Michael Woodford kanë fituar të hënën Çmimin Nobel për Ekonomi 2026, për punën shumëvjeçare në zhvillimin e modeleve ekonomike që përdoren aktualisht nga bankat qendrore dhe ministritë e financave në mbarë botën për stabilizimin e ekonomive.

“Me ta, jemi më të përgatitur për t’u përballur me goditjet në ekonomi, siç janë krizat energjetike ose ndryshimet e papritura në konsumin e familjeve”, tha John Hassler, kryetar i Komitetit për Çmimin në Shkencat Ekonomike.

banner

Çmimi, i njohur zyrtarisht si Çmimi i Bankës Qendrore të Suedisë për Shkencat Ekonomike në Kujtim të Alfred Nobelit, është çmimi i fundit që ndahet këtë vit dhe ka vlerën prej 12 milionë koronash suedeze, ose 1.2 milion dollarë.

Një nga kontributet kryesore të laureatëve është argumenti se ekonomitë mund të mbahen të qëndrueshme vetëm duke marrë parasysh miliona vendime që marrin familjet dhe bizneset në nivel mikroekonomik, në vend që të mbështeten vetëm në teoritë e përgjithshme për funksionimin e ekonomisë.

“Autoritetet nuk duhet ta shohin stabilizimin e ekonomisë si një proces që kryhet thjesht duke lëvizur leva për ta kontrolluar ekonominë, pa marrë parasysh atë që njerëzit kuptojnë për të”, tha Woodford, 70 vjeç, nga Universiteti Columbia, në një konferencë për media

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy