BE-ja kërkon hapa të mëtejshëm në punësim, arsim dhe siguri kibernetike në Kosovë

by Nexhat

Kosova dhe Bashkimi Evropian mbajtën më 8 tetor në Bruksel takimin e tetë të Nënkomitetit të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (MSA) për inovacionin, shoqërinë e informacionit dhe politikat sociale.

Sipas njoftimit, në takim u diskutuan çështje që lidhen me punësimin, mbrojtjen sociale, arsimin, rininë, digjitalizimin, sigurinë kibernetike, mediat, trashëgiminë kulturore dhe inovacionin.

banner

Sipas Komisionit Evropian, Kosova duhet të përshpejtojë reformat në fushën e punësimit, të forcojë kapacitetet e Inspektoratit të Punës dhe të sigurojë financim të mjaftueshëm për shërbimet sociale në komuna

Në njoftim theksohet edhe nevoja për zgjerimin e shërbimeve elektronike, harmonizimin e legjislacionit me standardet e BE-së në fushën e sigurisë kibernetike dhe përmirësimin e rezultateve të nxënësve në lexim, matematikë dhe shkenca.

Komisioni Evropian, sipas njoftimit, kërkoi po ashtu përshtatjen e arsimit profesional me nevojat e tregut të punës, financim më të madh për kërkimin shkencor dhe inovacionin, si dhe hapa të mëtejshëm në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe sigurimin e financimit të qëndrueshëm për transmetuesin publik.

Takimet e nënkomiteteve të MSA-së shërbejnë për të monitoruar reformat e Kosovës dhe për të përcaktuar hapat e mëtejshëm në procesin e integrimit evropian.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy