Një punëtor 54-vjeçar ka vdekur në vendin e punës.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli ka konfirmuar se një person është ndaluar për 48 orë.
Bëhet fjalë për B.T, 31vjeçar i dyshuar për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.
“Viktima është M.M., 54 vjeç, ndërsa B.T., 31 vjeç, është ndaluar për 48 orë nën dyshimin për veprën penale „Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës“, ka thënë Veseli

