Vetëm për tri orë, policia identifikon 15 vetura të paregjistruara në Podujevë, merren masa ndaj shoferëve

by Nexhat

Policia e Kosovës, ka njoftuar për një plan operativ dhe kontroll të zhvilluar në rajonin e Podujevës, duke përdorur pajisje dhe vetura inteligjente për monitorimin e trafikut, ku gjatë aksionit, vetëm në një rrugë rajonale dhe brenda një afati kohor prej tri orësh, sistemet inteligjente të policisë kanë identifikuar dhe hasur 15 vetura të paregjistruara që qarkullonin në rrugë publike.

Në njoftim shtohet edhe se, ndaj të gjithë ngasësve të papërgjegjshëm janë ndërmarrë masat e parapara me ligj, përfshirë largimin e menjëhershëm të mjetit nga trafiku dhe shqiptimin e gjobave konform legjislacionit në fuqi për sigurinë në trafikun rrugor.

banner

Njoftimi:

Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor – DRP Prishtinë realizon kontroll të jashtëzakonshëm në rajonin e Podujevës

Në kuadër të angazhimeve të vazhdueshme për rritjen e sigurisë në trafikun rrugor dhe parandalimin e aksidenteve, NJRTRR ka zhvilluar një plan operativ dhe kontroll të jashtëzakonshëm në rajonin e Podujevës, duke përdorur pajisje dhe vetura inteligjente për monitorimin e trafikut.

Gjatë këtij aksioni, vetëm në një rrugë rajonale dhe brenda një afati kohor prej tri orësh, sistemet inteligjente të policisë kanë identifikuar dhe hasur 15 vetura të paregjistruara që qarkullonin në rrugë publike.

Ndaj të gjithë ngasësve të papërgjegjshëm janë ndërmarrë masat e parapara me ligj, përfshirë largimin e menjëhershëm të mjetit nga trafiku dhe shqiptimin e gjobave konform legjislacionit në fuqi për sigurinë në trafikun rrugor.

Policia e Kosovës i bënë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë rregullat e komunikacionit dhe të bëjnë regjistrimin me kohë të mjeteve të tyre motorike. Përdorimi i teknologjisë dhe veturave inteligjente do të vazhdojë në mënyrë intensive në të gjitha rrugët e rajonit për të garantuar siguri më të madhe për të gjithë qytetarët

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy