Brezovica është mbuluar me 5 centimetra borë mëngjesin e sotëm.
Pamjet nga reshjet e borës janë ndarë nga Brezovinca.info.
‘Reshjet e para të borës kanë sjellë gëzim për të gjithë adhuruesit e sporteve dimërore! Brezovica është mbuluar me 5 centimetra borë të freskët, duke krijuar një atmosferë të bukur dimërore në mal dhe duke rritur shpresat për sezonin e ardhshëm të skijimit.’’, thuhet në postim.

