Rreth 600 mijë persona në Ukrainë kanë mbetur pa energji elektrike pas sulmeve me raketa dhe dronë rusë gjatë natës. sulmet shkaktuan viktima dhe dëme në infrastrukturë. Në Kiev, të paktën tre persona u vranë dhe 21 të tjerë u plagosën.
Ministria ruse e Mbrojtjes deklaroi se sulmet e saj masive kishin në shënjestër objektet e komunikimit dhe të energjisë në rajonet e Kievit dhe Kharkivit, të cilat, sipas Moskës, përdoren nga ushtria ukrainase.
Sipas Forcave Ajrore të Ukrainës, Rusia lëshoi gjatë natës 39 raketa dhe 128 dronë.
Sulmet vijnë në një kohë kur janë shtuar thirrjet për ndalimin e goditjeve ndaj infrastrukturës energjetike të të dyja palëve.
Pak dite me pare presidenti amerikan Donald Trump njoftoi se Rusia dhe Ukraina kishin rënë dakord për një armëpushim energjetik, duke u bërë thirrje të dyja palëve të mos e shkelnin atë.
Nga ana e tij, Zelensky ka deklaruar vazhdimisht se Ukraina është e gatshme të ndalojë sulmet ndaj rafinerive ruse të naftës dhe objekteve të tjera energjetike, ndërsa Rusia vijon sulmet.

