Wayne Rooney me kritika të ashpra për Ronaldon, pas përplasjes me Jesusin

by Nexhat

Wayne Rooney është përfshirë në polemikën mes Cristiano Ronaldos dhe trajnerit të Portugalisë, Jorge Jesus, duke mos i kursyer aspak kritikat ndaj ish-bashkëlojtarit të tij te Manchester Unitedi.

Ronaldo, 41 vjeç, ishte në qendër të vëmendjes gjatë pushimit të ndeshjeve ndërkombëtare, pasi u përplas me Jesusin.

banner

Mosmarrëveshja përfundoi me sulmuesin e Al Nassrit që u largua nga grumbullimi i kombëtares së Portugalisë.

Shumë ish-futbollistë kanë dhënë mendimet e tyre nga këndvështrime të ndryshme.

Megjithatë, vlerësimi i Rooneyt ka peshë të veçantë, pasi ai e ndau dhomën e zhveshjes me Ronaldon te Manchester United për disa vite.

Duke folur për emisionin “Stick to United”, Rooney deklaroi: “Gjëja e parë që i thashë vetes ishte: pse? Të minosh autoritetin e trajnerit dhe të bashkëlojtarëve në atë mënyrë është krejtësisht e gabuar”.

Ai vazhdoi me kritikat, duke u shprehur edhe më ashpër: “Nuk mund t’i diktosh një trajneri se çfarë duhet të thotë. Kjo është diçka që nuk e kam parë kurrë më parë”.

Kritika më e fortë erdhi në fund.

“Çdo futbollist arrin një moment kur duhet të tërhiqet nga futbolli ndërkombëtar. Kjo është e natyrshme dhe, për fat të keq, ai nuk po e përballon mirë këtë situatë. Është e dhimbshme ta shohësh”, përfundoi Rooney.

Ronaldo dhe Rooney kanë një histori të përbashkët. Marrëdhënia mes tyre u ftoh gjatë viteve kur luanin së bashku në “Old Trafford” dhe mbeti e tillë edhe shumë kohë pasi anglezi i dha fund karrierës si futbollist

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy