Trazirat në Shqipëri, Ben Andoni kritika Presidentit Begaj: Mungoi autoriteti i tij, aspak s’po përballet me Edi Ramën

by Nexhat

Analisti Ben Andoni, i ftuar në “Ora News”, kritikoi vonesën e institucioneve në reagimin ndaj protestës, duke theksuar se palët nuk kanë kanale komunikimi dhe ndërmjetësimi.

Andoni vlerësoi se presidenti reagoi me vonesë, ndërsa theksoi se si protestuesit, ashtu edhe policia kanë treguar ashpërsi.

banner

Sipas tij, mungesa e dialogut dhe vështirësitë e demokracisë rrezikojnë të sjellin përsëritjen e situatave të ngjashme.

Ben Andoni: Të drejtë, me shumë të drejtë domethënë që palët nuk kanë përballje. Është e vërtetë, sepse deri në ditën e sotme, nga ana institucionale asnjë institucion nuk është ngritur dot mbi palët. Më vjen keq ta them që përpjekjen e parë e ka bërë presidenti i vendit, me shumë vonesë në fakt.

Ai u përgjigj shumë vonë edhe të themi për pjesën e parë të protestës, sepse duhet të bëjmë një lexim të thjeshtë ose të vendosim një konvencion për protestën, domethënë është pjesa e flamingove që ishte deri para gjashtë ditësh.

Dhe sot pjesa e protestës të studentëve. Për hir të vërtetës pjesa e studentëve, ose e të gjithë enturazhit që lidhet me ta, sepse shikohet që nuk janë vetëm studentët në protestë, ka qenë jashtëzakonisht e ashpër. Por po kaq e ashpër ka qenë dhe policia. Ndërkohë që autoriteti që pritej nga presidenti i vendit ka munguar.

Ndonëse në orët e fundit, presidenti i vendit ka bërë lëvizjet e tij, por duket  mënyra sesi ai e ka mbajtur presidencën, mënyra pothuajse aspak përballëse me ekzekutivin e zotit Rama, i cili për hir të vërtetës gjatë presidencës së tij ka pasur përballjen më të lehtë, sepse ne mbajmë mend edhe presidencën e zotit Meta.

Ku përballja e palëve ishte jashtëzakonisht e ashpër. Ndërkohë, shumë vonë ka reaguar,kanë reaguar dhe komunitetet fetare, të cilat sot kanë qenë në takim me presidentin, dhe pastaj me radhë autoritetet e tjera. Shqetësimi më i madh publik është ky që, vendit tonë situata të tilla që i përsëriten, në mendimin tim, ne nuk do i shpëtojmë këtyre situatave.

Sepse duket që e kemi shumë, shumë të vështirë këtë pjesën e formimit realisht demokratik. Dhe duke shtuar tashmë edhe të themi  problemet që përjeton gjithë Europa me demokracinë, ne nuk mund t’i shpëtojmë dot këtyre lëvizjeve. Dhe kjo është e vetmja që po na jep një lloj qytetarie tani. 

Por ndërsa në pjesën e parë të protestës, kjo qytetari i dha Shqipërisë i dha një sens jashtëzakonisht modern, këto ditë për hir të vërtetës ka një lloj sensi kënaqësie edhe për këtë që po ndodh në vendin tonë. Ndërkohë që presioni më i madh ka rënë mbi dy palët, që ju thatë me të drejtë, që është pala e protestuesve dhe policia e shtetit të cilat nuk kanë asnjë të themi, aspak kanale mediatimi ndërmjet vetes.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy