Një prift katolik romak, i cili po kremtonte meshën e mbrëmjes në Ekuadorin jugperëndimor, ka ndërruar jetë pasi një krucifiks ra mbi të gjatë shërbesës që po transmetohej drejtpërdrejt, ka raportuar AP, .
Arqipeshkvia e Guayaquil-it – një qytet bregdetar që ndodhet 265 kilometra në jugperëndim të kryeqytetit Quito – e identifikoi priftin si Patricio Sánchez, nga kisha “Perpetuo Socorro”.
Pamjet e shërbesës së mbrëmjes së së shtunës tregojnë një krucifiks të rëndë që shkëputet nga muri mbi altar dhe godet Sánchez-in në kokë ndërsa ai po kremtonte meshën. Duket se ai nuk e ka vënë re rënien e tij.
Besimtarët kërkuan ndihmë me dëshpërim, ndërsa transmetimi në rrjetet sociale vazhdonte.
Autoritetet vendore nuk kanë bërë asnjë koment lidhur me ngjarjen.
Sánchez ishte anëtar i Kongregatës së Shëlbuesit më të Shenjtë, një urdhër fetar katolik romak i themeluar në vitin 1732, i cili është i pranishëm në 80 vende të botës.

