Luis Enrique i prerë për krahasimin Messi – Yamal

by Nexhat

Luis Enrique ka folur për Lamine Yamalin në prag të përballjes mes Paris Saint-Germainit dhe Barcelonës në Ligën e Kampionëve, duke vlerësuar personalitetin e talentit të ri dhe duke shpjeguar se si mund të kufizohet ndikimi i tij në lojë.

Trajneri spanjoll, i cili e ka drejtuar Lionel Messin gjatë kohës së tij në stolin e Barcelonës, ishte i qartë kur u pyet për krahasimet mes yllit argjentinas dhe Lamine Yamalit, shkruan mediumi spanjoll “Mundo Deportivo”, përcjell “Gazeta Express”.

banner

“Mendoj se ajo që Lamine po bën shumë mirë është se dëshiron të jetë vetvetja, Lamine Yamal. Ai po i përmirëson aspektet e lojës së tij”, deklaroi Luis Enrique.

Më pas, trajneri i PSG-së u ndal te krahasimi me Messin, duke theksuar se një gjë e tillë nuk i bën mirë futbollistit të ri.

“Të krahasosh Messin, lojtarin më të mirë të të gjitha kohërave, me cilindo futbollist tjetër, është një krahasim nga i cili askush nuk del fitues”, u shpreh ai.

“Lamine dëshiron të bëhet versioni më i mirë i vetvetes dhe është më mirë të mos krahasohet me të tjerët. Kjo është shumë inteligjente”, shtoi trajneri asturian.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy