Sulmuesi kosovar Baton Zabërgja po kalon një edicion të suksesshëm në futbollin ukrainas, ku ka vazhduar formën e mirë duke realizuar golin e gjashtë në kampionat.
Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës ishte ndër protagonistët e fitores së Kharkivit, që të hënën e mposhti Livyi Beregun me rezultat 2:1, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e nëntë të kampionatit ukrainas.
Zabërgja gjeti rrugën drejt rrjetës në minutën e 36-të, kur shënoi për 1:1, duke rikthyer baraspeshën dhe duke i dhënë skuadrës së tij mundësinë për të vazhduar luftën për fitore.
Futbollisti 25-vjeçar qëndroi në fushë deri në minutën e 81-të, ndërsa bashkëlojtari i tij, Ermir Rashica, u aktivizua në minutën e 70-të.
Me këtë realizim, Zabërgja ka regjistruar gjashtë gola dhe një asistim në kampionatin ukrainas këtë edicion, duke konfirmuar rëndësinë e tij në repartin ofensiv të Kharkivit.
Paraqitjet e mira të sulmuesit kosovar nuk janë kufizuar vetëm në kampionat. Ai ka kontribuar edhe në Kupën e Ukrainës, ku deri më tani ka shënuar dy gola dhe ka dhënë tri asistime

