Nafta tejkalon 110 dollarë fuçia – Arrin nivelin më të lartë 5 mujor

by Nexhat

Çmimet e naftës ne bursa arritën të martën nivelin më të lartë pesë mujor. Nafta e papërpunuar brent tejakloi 110 dollarë për fuçi, çmimi më i lartë që nga 20 maji.

Shqetësimet u shtuan më tej në tregje pas përshkallëzimit të sulmeve të rebelëve Huthi ndaj infrastrukturës energjetike saudite dhe raportimeve për sulme ndaj anijeve në Gjirin Persik.

banner

Arabia Saudite, eksportuesi më i madh i naftës bruto në botë rriti prodhimin e naftws muajin e kaluar, pavarësisht ndërprerjeve në dërgesa të shkaktuara nga lufta. Por, goditjet në infrastrukturën e saj rrisin rrezikun për prodhimin dhe për dërgesat përmes Detit të Kuq, alternativa kryesore që shmang Ngushticën e Hormuzit.

Firma e gjurmimit të anijeve Kpler tha se të paktën 18 anije u sulmuan gjatë dy javëve të fundit.

Nafta brent është rritur me gati 80% përgjatë këtij viti, ndërsa konflikti në Iran  së bashku me luftën Rusi-Ukrainë ka ndikuar furnizimet duke rritur pasigurinë mbi flukset globale të karburanteve.

Eksportet e naftës ndërkohë janë rekuperuar së fundmi duke iu afruar niveleve të paraluftës, por dërgesat e produkteve të rafinuara mbeten ende të kufizuara.

Megjithatë, sipas analistëve rimëkëmbja e dërgesave ende nuk ka hequr primin e rrezikut nga çmimet e naftës, me sulmet e vazhdueshme që po mbajnë tregtarët të vëmendshëm ndaj asaj që ndodh në tregje.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy