Pas dorëheqjes së Bedri Hamzës, Vlora Çitaku caktohet përkohësisht në krye të PDK’së

by Nexhat

Bedri Hamza ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryetarit në Partinë Demokratike të Kosovës (PDK).

PDK-ja në një përgjigje për media, kanë thënë se organet drejtuese të partisë kanë caktuar Vlora Çitakun si ushtruese të detyrës së kryetares.

banner

“Pas dorëheqjes së parevokueshme të z. Bedri Hamza nga pozita e kryetarit të PDK-së, organet drejtuese të partisë kanë caktuar znj. Vlora Çitaku si ushtruese të detyrës së kryetares”, thuhet në përgjigje.

Tutje, theksohet se do të organizohen zgjedhje të brendshme në të gjitha nivelet.

“Gjatë kësaj periudhe do të organizohen dhe mbahen zgjedhjet e brendshme të partisë në të gjitha nivelet”, ka thënë PDK.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy