Pacientja me kancer vdes, Renesansa: Mungesa e terapisë për 4 muaj, i solli metastaza të reja në tru

by Nexhat

Shoqata e pacientëve me kancer “Renesansa” ka ngritur shqetësimin për mungesën e barit Palbociclib në Kosovë, duke bërë të ditur se një paciente onkologjike, e cila sipas shoqatës kishte qenë në gjendje të mirë gjatë trajtimit, mbeti rreth katër muaj pa terapi për shkak të mungesës së barit dhe pamundësisë për ta blerë atë me çmim të lartë.

Sipas reagimit të Renesansës, pacientja më pas humbi jetën.

banner

Shoqata ka bërë të ditur se për këtë çështje kishte reaguar publikisht edhe më herët, ndërsa edhe vetë pacientja kishte dhënë deklaratë publike lidhur me mungesën e terapisë.

Renesansa u ka bërë thirrje institucioneve përgjegjëse që të sigurojnë barnat esenciale për pacientët onkologjikë, duke theksuar se qasja në trajtim është jetike për këta pacientë.

Në reagimin e saj, shoqata ka veçuar Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK) dhe Ministrinë e Shëndetësisë, duke kërkuar përgjegjësi.

Postimi i plotë:

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy